Revolucion në mbrojtje, goditje 50 milionëshe nga Pirlo!

Juventus po bëhet gati për të revolucionarizuar të gjithë repartin e saj të mbrojtjes gjatë merkatos së ardhshme verore.

Raphael Varane i Real Madrid i cili ka një kontratë që skadon në vitin 2022 mund të jetë mbrojtësi i ri i Biankonerëve.

Vlera e mbrojtësit francez nga Real Madrid llogaritet në rreth 70 milionë euro.

Mirëpo kontrata e tij që skadon në vitin 2022 mund të detyrojë Los Blancos që të ulin ndjeshëm çmimin e tij për arsyen që mos ta humbasin atë me kosto 0 vitin e ardhshëm në përfundim të kontratës së tij.

Juventus në këtë garë ka për kundërshtarë dy gjigantët europianë, Manchester City dhe Paris Saint Germain por vetë futbollisti dëshiron një aventurë të re tek Zonja e Vjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here