Bayern Munich ka mundur 1-0 Hertha-n në javën e 20-të të Bundesliga-s.
Ndeshja e luajtur në Berlin është vendosur nga një gol i Coman, i cili është ndihmuar nga një devijim.
Robert Lewandowski ka gabuar një penallti në minutën e 12-të. Gjuajtja e polakut është ndalur nga Jarstein.
Numri i 22 i Hertha-s është vetëm portieri i dytë i Bundesliga-s që i pret një penallti Lewandowski-t. I pari ka qenë Manuel Neuer në 2013-ën, kur sulmuesi luante me Dortmund-in.