BOMBA E JANARIT: Guirassy transferohet në Serie A

Lajm bombastik, Serhou Guirassy transferohet në Serie A.

Sulmuesi i Stuttgart, Serhou Guirassy është njëri nga lojtarët më të përfolur falë paraqitjeve mbreslënëse këtë sezon.

Guirassy u transferua nga Stade Rennes te Stuttgarti në merkaton e verës për 9 milionë euro dhe ka realizuar 15 gola si dhe 2 asistime në 9 ndeshje të luajtura.

Falë paraqitjeve të shkëlqyeshme 27-vjeçari ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian dhe sipas raportimeve të fundit dy gjigant italian synojnë transferimin e tij që në janar.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan dhe Inter do të duelojnë në merkaton e janarit për shërbimet e 27-vjeçarit.

Guirassy ka klauzolë prej 17.5 milionë eurove, shifër kjo e përballueshme për gjigantët e Milanos.

Rosonerët konsiderohen favorit për shërbimet e Guirassy, pasiqë te Milani do të ketë më tepër minuta të garantuara.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here