Mposhtë Barcën në merkato, ylli i La Ligas tek Milan!

Edhe pse mediat italiane dhe ato spanjolle nuk raportonin publikisht, një garë e ashpër po zhvillohej në merkato në mes të Barcelonës dhe AC Milan ku mesa duket fitimtare do të dalë pala italiane.

Bëhet fjalë për Emerson Royal që aktualisht luan për Real Betis i cili aktualisht është në pronësinë e Barcelonës.

Por çështja qëndron tek interesimi i Milanit për të gjatë kësaj vere që nuk u mor parasysh nga Barcelona dhe Real Betis por tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Milan më pas transferoi Diogo Dalot nga Manchester United, objektiv ky tashmë edhe i Barcelonës pas paraqitjeve të mira që ka bërë me kuqezinjtë dhe tashmë një shkëmbim kokë më kokë po bëhet gati nga dy gjigantët europianë.

Vetë dëshira e Emerson është që të transferohet tek Milan pasi aty e sheh një mundësi më të madhe për të gjetur minuta të rregullt në formacionin e parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here