Blerja e vitit, Juventus transferon yllin e rivalit të saj!

Juventus në merkaton e janarit vetëm sa largoi futbollistë që nuk i kishte në planet e saj por gjatë verës po përgatitet një merkato e frikshme me disa transferime që do luajnë rol kyç për të ardhmen e skuadrës.

Bëhet fjalë për Nicolo Zaniolo, pjesë e skuadrës së Romës por i cili ka deklaruar që do të largohet nga kryeqyteti nëse nuk arrihet kualifikimi për sezonin e ardhshëm në Champions League.

21 vjeçari këtë sezon nuk ka arritur të zhvillojë asnjë ndeshje për shkak të një dëmtimi të rëndë të pësuar në ligamente.

Por ky lëndim nuk ka ndikuar që ai të vlerësohet si njëri ndër talentet më të mëdha në Itali dhe Zonja e Vjetër nuk e ka ndërmend që të lëshojë këtë mundësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here