Inter me fytyrë të re, largohen 7 yjet e skuadrës!

Neroazzurët po përgatiten për një verë shumë më ndryshe nga vitet tjera për shkak të largimeve të shumta që pritet të ndodhin gjatë merkatos verore ku do të largohen plot 7 futbollistë të kësaj skuadre.

Inter e cila ka nevojë për prurje për të siguruar vazhdimësinë e pjesëmarrjes në Champions League ose Europa League duhet që të pastrojë skuadrën nga emrat që nuk i nevojiten për të ardhmen.

Lista e futbollistëve fillon me emrat e: Christian Eriksen, Aleksandar Kolarov, Ivan Perisic, Ashley Young, Danilo D’Ambrosio dhe Matteo Darmian.

Në listë është përfshirë gjithashtu edhe emri i Achraf Hakimit, gjë kjo surprizuese për faktin që ai akoma nuk i bërë një vit qysh prej ardhjes nga Real Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here