Me një kontratë që skadon në vitin 2022, Cristiano Ronaldo mund të rinovojë kontratën e tij me Juventusin edhe për një sezon tjetër.
Mirëpo Zonja e Vjetër nuk duhet të jetë shumë e relaksuar në këtë aspekt për shkak se Real Madrid qëndron tek dera pasi Florentino Perez synon rikthimin e portugezit në Santiago Bernabeu.
Por gjithçka duket se do të varet nga vetë dëshira e Cristiano Ronaldos i cili duket se ka nostalgji për periudhën e kaluar tek skuadra madrilene.