Chelsea synon rikthimin e Hazard!

Eden Hazard po i bën tashmë dy sezone të kaluara me Real Madrid qysh prej transferimit nga Chelsea.

Belgu ishte në kulmin e karierës së tij kur vendosi që të transferohej tek Los Blancos por qysh prej atëherë asgjë nuk ka shkuar siç e kishte parashikuar ai.

Dëmtimet e shumta kanë bërë që Hazard të konsiderohet një blerje e dështuar nga ana e madrilenëve të cilët po konsiderojnë mundësinë e shitjes së tij.

Për 30 vjeçarin Real Madrid kishte paguar hiç më pak se 115 milionë euro ndërsa vlera e tij ka rënë ndjeshëm dhe këtë mundësi po kërkon ta shfrytëzojë Chelsea.

Mediat angleze raportojnë se Chelsea është e gatshme që për rikthimin e tij të ofrojnë një shumë prej 50 milionë eurosh.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here