Ylli i Serie A nuk rinovon kontratën, Maldini ‘në gjah’ për të!

Paolo Maldini tashmë ka rikthyer vëmendjen tek reparti i sulmit dhe goditja e ardhshme në merkato duket shumë afër që të bëhet realitet.

Bëhet fjalë për Andrea Belottin i cili ka refuzuar që të rinovojë kontratën me skuadrën e Torinos pasi kërkon një skuadër ku mund të marrë pjesë në kompeticionet europiane.

Maldini është duke vëzhguar me kujdes situatën nëpër të cilën po kalon sulmuesi italian dhe po pret momentin e duhur për të ndërhyrë në merkato për ta sjellë atë në San Siro.

Përveç Belottit Rossonerët janë duke tentuar që këtë verë të transferojnë edhe Florian Thauvin nga Marseille i cili ka mundësi që të vijë në Milano me parametra 0.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here