Oferta stratosferike ka arritur: Lukaku largohet nga Interi

Nuk ka dyshim se Romelu Lukaku është futbollisti më i mirë i Interit. Sulmuesi belg ka shënuar 20 gola për Interin në 27 ndeshje të luajtura. 

Inter është në krizë financiare dhe është e sigurtë se në fund të sezonit një yll do të largohet nga skuadra.

Neroaxurët janë të detyruar të shesin dhe oferta që do ta shpëtonte klubin nga kriza duket se ka arritur.

Siç raportojnë mediat spanjolle, Real Madrid synon transferimin e Romelu Lukakut në merkaton e verës.

Los Blancos kanë përgatitur një ofertë prej 100 milionë eurove dhe Suning vështirë se do ta refuzojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here