Bombë nga Italia: Dybala largohet nga Juventusi, por jo nga Serie A!

Lajm bombastik nga Italia, Paulo Dybala largohet nga Juventusi por jo nga Serie A. Paulo Dybala është në qendër të vëmendjes saherë që afrohet merkato.

Argjentinasi nuk është titullar gjatë gjithë kohës te Juventusi dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Zonja e Vjetër në fund të sezonit.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Inter synon transferimin e Dybalas nga Juventusi.

27-vjeçarit i skadon kontrata me Biankonerët në vitin 2022 dhe verën që vjen Neroaxurët mund ta transferojnë argjentinasin për 50 milionë euro.

Inter pritet të arkëtojë para nga shitja e disa lojtarëve dhe nuk do të ketë problem për transferimin e Dybalas.

Dybala ka luajtur 16 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar tre gola.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here