Inter dhe Chelsea kanë gati një super shkëmbim për merkaton e verës.
Sipas raportimeve të fundit nga Anglia, Blutë e Londrës kanë shfaqur interesim për transferimin e Stefan De Vrij.
Tuchel e pëlqen shumë mbrojtësin holandez dhe ia ka kërkuar drejtuesve afrimin e tij në merkaton e verës.
Chelsea dëshiron të përfitojë nga kriza e Interit dhe kanë përgatitur një ofertë joshëse për Neroaxurët.
Blutë e Londrës do ti ofrojnë Interit 45 milionë euro dhe kartonin e Emerson Palmierit, i cili pëlqehet nga Conte.
Inter sipas të gjitha gjasave do ta pranojë ofertën, pasiqë do të përmirsojnë bilancin financiar nga paratë e arkëtuara.