Marotta kujdeset për portën, gati ylli i Serie A!

Çështja për zëvëndësuesin e Samir Handanovic është padyshim tema kryesore tek kampi i zikaltërve dhe Beppe Marotta ka gati emrin që denjësisht mund ta zërë vendin e sllovenit.

Portieri i Napolit, Alex Meret tash e një kohë është duke u përcjellur me kujdes nga drejtori sportiv i Neroazzurëve dhe me situatën e krijuar tek skuadra nga jugu i Italisë ky transferim pritet të ndodhë shumë më shpejt sesa që ishte parashikuar.

Gennaro Gattuso duket shumë pranë shkarkimit nga stoli i Napolit dhe kjo turbulencë e krijuar mund të sjellë një eksod të futbollistëve.

Marotta po kërkon të shfrytëzojë pikërisht këtë situatë dhe te sjellë Meret sa më parë në Milano.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here