Ashtu si të gjitha klubet e futbollit edhe Real Betis është në gjendje të vështirë financiare dhe nga klubi pritet që të largohen disa lojtarë.
Nabil Fekir ylli i skuadrës sipas të gjitha gjasave do të largohet në verë nga Betisi dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Bayerni i Mynihut.
Portali i njohur spanjoll, Todo Fichajes, raporton se Bavarezët do të ofrojnë 40 milionë euro për kartonin e Fekir.
Betis sipas të gjitha gjasave do ta pranojë ofertën, ndërsa për Fekir ky do të ishte transferimi më i madh në karrierën e tij.