Dështimi në Kupën e Italisë duket se e ka mbushur kupën për Antonio Conten të cilit i është bërë e ditur që nuk do ti tolerohen më dështimet.
Ëndrra e Interit është që në stolin e tyre të sjellin trajnerin aktual të Atletico Madrid, Diego Simeone i cili më herët në karierën e tij ka qenë futbollist i Neroazzurëve.
Për të realizuar një transferim të tillë Inter duhet që të bëjë gati plot 41 milionë euro pasi aktualisht kaq paguhet tek Atletico duke e bërë atë trajnerin më të paguar në botë.
Antonio Conte tashmë ka vetëm një mënyrë që mund ta shpëtojë veten edhe pse duket e vështirë, të fitojë Serie A këtë sezon.