Isco në Serie A ama jo tek Juventusi!

Në Spanjë kanë filluar spekulimet për të ardhmen e Iscos i cili pritet të largohet nga Real Madrid gjatë kësaj vere dhe siç raportojnë mediat italiane ai nuk do të transferohet tek Juventusi por tek Milan.

Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2022 mirëpo largimi i tij pritet të ndodhë këtë verë ose më së voni gjatë merkatos së ardhshme të janarit.

Milan është e gatshme që të paguajë pagën e tij prej 6,5 milionë eurosh pasi në këtë mënyrë do të siguronte një futbollist që do të bënte diferencën në mesfushë.

Përveç tij tek Milan pritet që të zbarkojë edhe mesfushori i Marseille, Florian Thauvin për të cilin ka hequr dorë mesa duket edhe skuadra e Marseille.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here