AC Milan tenton rinovimin me Calhanoglu dhe Donnarumman!

Ivan Gazidis ka bërë të ditur që AC Milan është e gatshme të bëjë të pamundurën në mënyrë që të mbajë në skuadër dy futbollistët e saj kryesorë, Hakan Calhanoglu dhe Gianluigi Donnarumma.

Dyshja ka një kontratë që skadon gjatë kësaj vere mirëpo drejtori Gazidis qetësoi të gjithë duke deklaruar se që të dy do të vazhdojnë të mbeten pjesë e skuadrës pasi janë të rëndësishëm për të ardhmen e skuadrës.

Donnarumma akoma nuk ka ndonjë kërkesë të qartë ndërkohë që mesfushori turk ka bërë të ditur që kërkon një pagë më të lartë për të rinovuar kontratën me Rossonerët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here