Kërkesat për paga kanë filluar të shkaktojnë pakënaqësitë e para tek skuadra e Manchester Cityt.
Kevin De Bruyne ka mbetur shumë i zhgënjyer nga fakti që skuadra e Cityt i ka ofruar atij një kontratë shumë më të ulët sesa shifra që synojnë ti ofrojnë Messit në rast transferimi tek kjo skuadër, raporton The Athletic.
Raporti i kësaj gazete raporton se Citizens janë të gatshëm tashmë të plotësojnë kërkesat e mesfushorit belg në mënyrë që të ruhet sa më mirë harmonia e skuadrës.