Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë duke dhënë sinjale nëpërmjet rrjeteve sociale për një rikthim të mundshëm në Serie A por kësaj rradhe tek skuadra më e urryer e Interit, Juventus.
Po flitet që Mauro Icardi ka pëlqyer një postim të Juventusit në rrjetet sociale duke festuar fitoren e fundit ndaj Interit, gjest ky që nuk është pëlqyer aspak nga fansat zikaltër.
Tashmë ka mbetur vetëm negocimi me skuadrën e PSG pasi dëshira e argjentinasit është e qartë, dëshiron transferimin tek Zonja e Vjetër edhe pse do të shndërrohej padyshim në njeriun më të urryer në Milano.