Te Milan kanë piketuar goditjen e madhe për merkaton e verës.
Sipas portalit të njohur Calcio Mercato, Milan synon transferimin e Hakim Ziyech nga Chelsea.
Që nga emërimi i Tuchel si trajner i Bluve, Ziyech është lënë jashtë për tre ndeshje rradhazi, pasiqë gjermani preferon opsione të tjera.
Ziyech sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Stamford Bridge në verë dhe Rosonerët dëshirojnë të përfitojnë nga kjo situatë.
Milan është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro për marokenin, shifër të cilën pritet ta pranojë Chelsea.