Juventus mbret i merkatos, transferim i dyfishtë 90 milionësh brenda Serie A!

Juventus është duke kërkuar të realizojë operacione të suksesshme dhe tashmë është bërë gati plani për një goditje të dyfishtë që do të lërë Milanin të zhgënjyer.

Kjo pasi Zonja e Vjetër është duke bërë gati ofertat për dyshen e Fiorentinës, Nikola Milenkovic dhe Dusan Vlahovic, që të dy objektivë të Rossonerëve.

Milenkovic ka një vlerë prej 40 milionë eurosh ndërsa Vlahovic aktualisht vlerësohet rreth 50 milionë euro por kjo shifër mund të rritet për një talent me vetëm 20 vjeç.

Ivica Iliev, ish drejtor i Partizanit të Beogradit, skuadër ku u zhvilluan të dy këto talente ka deklaruar që të dy shumë shpejt mund të jenë pjesë e ndonjë skuadre të madhe europiane duke përmendur edhe emrin e Zonjës së Vjetër.

Fabio Paratici ka filluar të bëjë gati lëvizjet për merkaton e verës dhe nuk do të kursehet aspak në aspektin financiar për dy emra që do të jenë ndoshta edhe themeli i skuadrës më të trofeshme në Itali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here