Zlatan Ibrahimovic tashmë në një moshë 39 vjeçare nuk premton edhe shumë sezone në nivele të larta, fakt ky që ka bërë Milanin të lëvizë në merkato dhe tashmë kanë gjetur një pasues që denjësisht mund ta zëvëndësojë suedezin.
Bëhet fjalë për Andrea Belottin i cili ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me Torinon pasi kërkon një skuadër për të marrë pjesë në Champions League dhe deri më tani Milan është në rrugën e duhur në këtë aspekt.
27 vjeçari këtë sezon ka shënuar 11 gola në Serie A në 20 paraqitje të bëra për torinezët duke e konsoliduar veten si njëri prej futbollistëve më në formë italian.