Sevilla ka qenë gjithmonë një skuadër që ka realizuar merkato të jashtëzakonshme pasi ka transferuar talente me shuma të ulëta që pastaj shiteshin shumëfish sesa që ishin blerë.
Njëri prej tyre tashmë është Jules Kounde i cili nga drejtuesit e skuadrës po vlerësohet hiç më pak se 70 milionë euro, raporton kështu e përditshmja spanjolle AS.
Mbrojtësi i vlerësuar shumë është i kërkuar nga shumë skuadra të mëdha europiane si psh Barcelona, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Liverpool.
Gjatë kësaj vere pritet të zhvillohet garë e ashpër për të siguruar shërbimet e tij.