Agnelli hap thesin, Juventus transferon dyshen e Serie A për 80 milionë euro

Te Juventus kanë filluar të punojnë për merkaton e verës dhe Fabio Paratici ka piketuar dy super përforcime.

Biankonerët nuk ishin aktiv në merkaton e janarit, ndërsa Agnelli nuk e ka ndërmend të kursehet për merkaton e verës.

Portali i njohur italian Calcio Mercato, raporton se Juventus synon transferimin e dyshes së Fiorentinës, Nikola Milenkovic dhe Dusan Vlahovic.

Milenkovic dhe Vlahovic po shkëlqejnë te Fiorentina këtë sezon dhe interesimi për ta nuk mungon aspak.

Juventus ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Fiorentinën dhe Zonja e Vjetër konsiderohet favorite për të siguruar shërbimet e tyre. Ky operacion do t’i kushtojë Biankonerëve 80 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here