Emerson në Serie A por jo tek Interi!

Mbrojtësi i Barcelonës Emerson, i cili aktualisht është i huazuar tek Real Betis mund të bëhet pjesë e një transferimi tek skuadra e Milan, të paktën kështu raporton CalcioMercato.

Rossonerët zhvilluar bisedime për transferimin e tij edhe gjatë verës së kaluar mirëpo atëherë marrëveshje me Betisin veçse ishte arritur.

Skuadra veriore e Italisë është e vendosur që të ringjallë përsëri këto bisedime pasi kërkon të arrijë transferimin e tij përfundimtar gjatë kësaj merkatoje verore.

Emerson mund të vijë tek Milan edhe për të zënë vendin e Diogo Dalot i cili është i huazuar nga Manchester United dhe e ardhmja e tij nuk është e ditur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here