Juventusi është mysafir i Napolit në derbin e javës në Serie A.
Ndeshja e vlefshme për xhiron e 22-të i takon këto dy skuadra me formë të ndryshme.
Juventusi vjen pas tri fitoreve, ndërsa Napoli në tri ndeshjet e funit ka një fitore dhe dy humbje.
Gennaro Gatusso për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me Amir Rrahmanin në mbrojtje, ndërsa nw sulm kthehet nigeriani Victor Osimhen.
Në anën tjetër Andrea Pirlo do të luajë me Cristiano Ronaldon dhe Alvaro Moratan.
Formacioni startues i Napolit: Ospina, Di Lorenzo, Rrahmani, Maksimovic, Mario Rui, Bakayoko, Zielinski, Politano, Insigne, Lozano, Osimhen.
Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Danilo; Chiesa, Bentancur, Rabiot, Bernardeschi; Morata, Ronaldo.