Napoli mposht Juventusin në derbin e javës në Serie A

Napoli ka mundur 1-0 Juventus-in në javën e 22-të të Serie A.

Sfida e luajtur në Diego Armando Maradona është vendosur në minutën e 31-të me një penallti të Lorenzo Insigne-s. Një mallkim i thyer për yllin e Axurrëve, i cili kishte gabuar tri penallti radhazi kundër bardhezinjve. Ky ka qenë edhe goli i tij numër 100 për Napoli-n në të gjitha kompeticionet.

Një penallti e shkaktuar nga Chiellini për një faull ndaj Rrahmanit në zonën e rreptësisë.

Kjo fitore e ka ndihmuar ekipin e Gattuso-s të ngjitet në vendin e katërt me 40 pikë, vetëm dy larg Juventus-it të vendit të tretë.

Bardhezinjve mund t’u kushtojë shumë humbja e sotme nëse Inter dhe Milan do të fitojnë ndeshjet respektive kundër Spezia-s dhe Lazio-s.

Gjithsesi, Juventus ka një ndeshje për të rikuperuar pikërisht kundër Napoli-t.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here