Juventus po bëhet gati që të surprizojë skuadrën e Barcelonës në merkato për shkak se janë duke garuar në merkato për të njejtin futbollist.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë të skuadrës së Valencias, Jose Gaya i cili në një moshë 25 vjeçare ka tërhequr vëmendjen edhe të skuadrës së Barcelonës.
Por kriza financiare që ka kapluar katalanasit e bënë Zonjën e Vjetër favorite në këtë garë që nuk synon të bëjë lëshime.
Futbollisti ka një kontratë që skadon në vitin 2023 mirëpo çmimi i tij nuk është shumë i lartë pasi sillet prej 17-20 milionë euro.
Gjatë muajve të ardhshëm pritet që të kryhet ky transferim pasi mosha e re e tij i jep shpresë Juventusit që me transferimin e tij do të zgjidhë problemin e krahut të majtë të mbrojtjes për disa vite.