Wijnaldum në Serie A

Liverpool dhe Georginio Wijnaldum do të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni për arsye se kontrata e tij do të përfundojë dhe nuk e ka ndërmend rinovimin përsëri me këtë skuadër.

Në Itali kanë filluar lëvizjet e para për të bërë gati transferimin e tij dhe deri më tani interesim të madh kanë shfaqur skuadrat e Inter dhe Juventusit.

31 vjeçari është i vendosur për të ndërruar skuadër për arsye se kërkon që të luajë në mënyrë të rregullt tek ndonjë skuadër e madhe.

Gjatë verës së kaluar për të ishte e interesuar edhe Barcelona mirëpo tashmë gjërat kanë ndryshuar pasi vetëm Inter dhe Juventus tashmë janë favoritë për transferimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here