E bujshme: De Rossi merr drejtimin e klubit të Serie A

Daniele De Rossi rikthehet në Serie A!

Legjenda e Romës Daniele De Rossi është i gatshëm ta fillojë aventurën e tij si trajner.

Siç raporton portali i njohur italian Calcio Mercato, Crotone mund ta emërojë Rossin për trajner të skuadrës.

Drejtuesit planifikojnë shkarkimin e Giovanni Stroppas, pasiqë skuadra renditet në pozitën e fundit në tabelë.

Te Crotone janë të gatshëm tia besojnë stolin De Rossit, ndërsa ky i fundit është i gatshëm ta marrë përsipër këtë sfidë.

Edhe pse pa përvojë, në rast se De Rossi emërohet për trajner, do ta ketë objektiv qëndrimin në Serie A.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here