Inter mposht Lazion dhe merr kreun e tabelës

U desh një ndjekje e gjatë por edhe një super hap fals nga Milani që Interi pas 22 javësh të ulë nga kreu i renditjes kuqezinjtë dhe të marrë kështu komandën e Serie A, në pritje të derbit javën e ardhshme: e dielë, 21 shkurt, ora 15:00.

Skuadra e Contes nuk gabon “match ball” dhe arrin të fundosë Lazion që vinte nga pesë fitore radhazi. Ka mjaftuar superfuqia e Lukakut për të bërë diferencën, me dy gola dhe një asist spektakolar pas një aksioni të nisur nga belgu në një sprint vrastar.

Lazio reagoi disi me golin e Escalante dhe me pak fat, por e kishte e pamundur t’i bënte ballë këtij Interi sonte, që ngjitet kështu 1 pikë mbi Milanin që humbi ndaj Spezias ditën e shtunë.

Për Lukakun janë 300 gola në karrierë përfshirëe dhe ato me Belgjikën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here