Inter është shumë pranë arritjes së një qëllimi gati 2 vjeçar, transferimin e Olivier Giroud dhe Emerson Palmieri nga skuadra e Chelseas.
Kjo për faktin se tashmë kjo dyshe nuk është në planet e trajnerit Thomas Tuchel dhe transferimi i tyre gjatë kësaj merkatoje të verës mund të jetë shumë lehtë i arritshëm.
Siç raporton Fichajes.net, Giroud dhe Palmieri priten të jenë prej futbollistëve të parë që do të largohen nga Chelsea gjatë kësaj vere dhe për Antonio Conten kjo është një mundësi e artë.
Akoma nuk është caktuar shifra e tyre por nuk pritet të jetë ndonjë shumë e lartë për shkak të moshës së tyre.