Milan, pika e kthesës në mbrojtje, Maldini gati goditjen e re!

Milan po lufton për titullin në Serie A mirëpo gjithashtu ka filluar të mendojë për merkaton e kësaj vere dhe për transferimet që pritet ti realizojë.

Paolo Maldini ka filluar të kërkojë objektivë të tjerë për shkak se Diogo Dalot me shumë mundësi do të rikthehet përsëri tek Manchester United pasi çmimi prej 20 milionë eurosh me shumë mundësi nuk do të paguhet nga Rossonerët.

Për këtë arsye Maldini ka rikthyer vëmendjen kah Emerson Royal i Barcelonës i cili për momentin është i huazuar tek skuadra e Real Betis.

Katalanasit kanë shprehur gatishmërinë për ta shitur atë në qoftë se vjen oferta e duhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here