Milan shfaqë interesim për mbrojtësin e Serie A!

Për Paolo Maldinin kjo duket se është një periudhë reflektimi për merkaton e ardhshme pasi tashmë objektivë të rinj janë duke u pikasur nga drejtori sportiv i Milanit.

Mbrojtësi i skuadrës së Spezias, Martin Erlic është etiketuar tashmë nga kuqezinjtë si një objektiv që duhet të blihet gjatë merkatos së verës, raporton Calcio Mercato.

Rossonerët po kërkojnë transferimin e 23 vjeçarit për të përforcuar rradhët e saj në mbrojtje që deri më tash ka treguar pasiguri në momente të ndjeshme të kampionatit.

Erlic këtë sezon ka zhvilluar 15 ndeshje në Serie A me Spezian duke arritur kështu të shënojë edhe 1 gol.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here