Verratti rikthehet, Neymar e Di Maria mungojnë kundër Barcelonës!

Marco Verratti do të jetë në dispozicion të Paris Saint Germain në ndeshjen e nesërme kundër skuadrës së Barcelonës në Champions League ndërsa Neymar dhe Di Maria nuk do të jenë të gatshëm shkaku i dëmtimeve.

Ndeshja e parë zhvillohet në Camp Nou fakt ky që e bën mungesën e tyre më të madhe për skuadrën e Mauricio Pochettinos.

PSG në këtë derbi europian është favorite për të dalë triumfuese ndaj katalanasve për shkak të emrave në skuadër dhe një skuadre të Barcelonës kryesisht me emra të rinj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here