Gjatë kësaj vere pritet një merkato e jashtëzakonshme me shumë surpriza në merkato ku njëra ndër to pritet të jetë Ansu Fati.
Siç raporton Don Diario, Barcelona duket e gatshme për të shitur Ansu Fati pasi dëmtimi i fundit që ka pësuar ka shqetësuar shumë drejtuesit e kësaj skuadre.
Kontrata e tij skadon në vitin 2022 mirëpo në marrëveshje është një opsion për zgjatjen e qëndrimit tek katalanasit edhe për 2 sezone më shumë.
Talenti i katalanasve nuk është një kafshatë e lehtë as për Zonjën e Vjetër pasi në merkato ka një vlerë prej 80 milionë eurosh dhe vetëm një dëmtim tjetër mund të bindë drejtuesit katalanas për shitjen e tij.