Christian Eriksen largohet nga Interi, por jo nga Serie A!
Portali i njohur spanjoll Don Balon, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke raportuar se Eriksen ka përfunduar në shënjestrën e Juventusit.
Andrea Pirlo nuk është i kënaqur me mesfushën dhe e sheh danezin si përforcimin ideal.
Eriksen nuk bën pjesë në planet e Contes dhe Inter planifikon ta shesë 28-vjeçarin në verë.
Biankonerët synojnë të përfitojnë nga kjo mundësi dhe janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro, shifër kjo e pranueshme nga Interi.
Mesfushori danez u transferua te Interi vitin e kaluar, ndërsa me Neroaxurët ka luajtur 19 ndeshje dhe ka realizuar vetëm një gol.