Po shkëlqen te Roma, gjiganti italian transferon Mancinin

Gianluca Mancini drejt transferimit te gjiganti italian!

Mbrojtësi i Romës, Mancini po shkëlqen këtë sezon dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian. Mancini ka luajtur 20 ndeshje këtë sezon dhe madje ka realizuar tre gola.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Inter synon transferimin e Mancinit në merkaton e verës.

Conte e pëlqen shumë 24-vjeçarin, pasiqë mund të luaj në qendër të mbrojtjes, nga krahu i djathtë, por edhe si mesfushor defanziv.

Mancini u transferua te Roma verën e kaluar për 13 milionë euro, ndërsa Neroaxurët janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë euro për kartonin e tij.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here