Dhurata e parë për Piolin, Milan transferon yllin 40 milionësh

Elliot ka gati dhuratën e parë për Stefano Piolin nëse Milani kualifikohet në Champions.

Milan e ka humbur kreun e tabelës pas humbjes me Spezian, mirëpo Rosonerët kanë shans të rikthehen në krye, pasiqë të dielën do të përballen me Interin.

Rosonerët besojnë te titulli, mirëpo kualifikimi në Champions mbetet objektivi kryoesorë.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Elliott ka përgatitur goditjen e madhe për merkaton e verës.

Milan ka përgatitur 40 milionë euro për transferimin e Andrea Belottit. 27-vjeçarit i skadon kontrata në vitin 2022 dhe dëshiron largimin nga Torino.

Te Milan e shohin Belottin si pasuesin ideal të Ibrahimovic dhe nuk e kanë ndërmend të kursehen aspak.

Belotti ka luajtur 22 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 11 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here