Koeman me një befasi për përballjen me PSG

    Ronald Koeman e ka gati 11-shen, me të cilën do të sfidojë PSG sonte, në ndeshjen e parë 1/8 finale të Ligës së Kampionëve.

    Trajneri holandez ka pranuar në konferencën për shtyp para takimit se Piqué është tashmë në dispozicion, por nuk ka dashur të konfirmojë nëse qendërmbrojtësi do të startojë titullar. Në çdo rast, gjithçka duket se tregon se në një ndeshje kaq të rëndësishme, “shefi” i mbrojtjes katalanase do të luajë nga minuta e parë.

    Me kthimin e Piqué në ekip, Mingueza do të kalojë në anën e djathtë, në vend të Dest. Umtiti do të jetë qendra tjetër për të formuar “tandemin” e prapavijës, ndërsa në anën e majtë do të jetë “i paprekshmi” Jordi Alba. Koeman nuk ka dyshime në lidhje me lojtarët që do të aktivizojë në mesfushë duke shkuar përpara: Busquets, De Jong dhe Pedri. Ndërsa në vijën e sulmit, të tria vendet janë të rezervuara për Messi, Griezmann dhe Dembélé.

    Sa i takon listës së lojtarëve, të publikuar nga klubi për këtë ndeshje, Gerard Piqué është risia kryesore e listës kundër PSG. Qendërmbrojtësi katalanas ka arritur të rikuperohet në kohë rekord, duke sfiduar afatet e pritshme tre deri në katër muaj.

    Tani kanë kaluar dy muaj e gjysmë, që kur dëmtoi rëndë gjurin e tij të djathtë. Me vetëm tri seanca stërvitore të plota, por me një pozitivitet të qëndrueshëm, Piqué ka bindur teknikët dhe mjekët e Barcelonës për disponueshmërinë totale në funksion të supersfidës së sotme.

     

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here