Maldini fantastik, Milan siguron goditjen e parë për merkaton e verës

Sipas raportimeve të fundit, Milan ka siguruar goditjen e parë për merkaton e verës edhe atë me parametra zero.

Milan e ka humbur kreun e tabelës në Serie A pas humbjes me Spezian javën e kaluar, mirëpo Rosonerët do të kenë mundësi të rikthehen në krye nëse e fitojnë derbin me Interin në fundjavë.

Siç raporton Sky Italia, Rosonerët kanë arritur marrëveshje me futbollistin e Portos, Otavio.

Otavios i skadon kontrata me Porton në fund të sezonit dhe do ti bashkohet Rosonerëve në verë.

Maldini thuhet se ka arritur marrëveshje me agjentin e brazilianit dhe 26-vjeçari do të firmosë kontratë katër vjeçare dhe do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here