Formacionet zyrtare: Crvena Zvezda – Milan

Milani do të luaj në Beograd përballë Crvena Zvezdës në kuadër të 1/16 së finales në Europa League.

Kjo është ndeshja e parë mes dy skuadrave në raundin e eliminimit direkt.

Rosonerët shihen favorit për ta fituar takimin, por nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj kryeqytetasve serb të cilët shpesh kanë ditur t’i nxjerrin telashe skuadrave të mëdha evropiane.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka pushuar disa nga yjet e skuadrës si Zlatan Ibrahimovic, Hakan Calhanoglu, Franck Kessie, Simon Kjaer e Sandro Tonali duke i lënë në bankën rezervë.

Formacionet zyrtare:

Formacioni startues i C.Zvezda: Borjan; Degenek, Pankov, Milunovic; Gobeljic, Kanga, Petrovic, Rodic; El Fardou, Ivanic; Falcinelli.

Formacioni startues i Milan: Donnarumma; Kalulu, Tomori, Romagnoli, Theo Hernández; Meïté, Bennacer; Castillejo, Krunic, Rebic; Mandzukic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here