Cristiano Ronaldo dhe Andrea Pirlo kanë hartuar planin spektakolar.
Juventus mbrëmë u mposht nga Porto në Ligën e Kampionëve dhe Biankonerët e kanë të qartë se skuadra nuk është në formën e duhur.
Skuadra po has mjaftë probleme me vijën e mesfushës, ndërsa Ronaldo dhe Pirlo kanë gjetur zgjidhjen.
Juventus planifikon të shesë Rodrigo Bentancur dhe Adrien Rabiot për të mbledhur para për transferimin e Christian Eriksen nga Interi.
Pirlo dhe Ronaldo e shohin danezin si zgjidhjen perfekte për vijën e mesfushës dhe Biankonerët në verë do të hidhen në sulm për transferimin e tij.
Eriksen nuk bën pjesë në planet e Contes dhe Neroaxurët janë të gatshëm ta lënë të lirë danezin për shifrën e 40 milionë eurove.