Operacion fantastik: Juventus do të shesë dy lojtarë për të transferuar yllin e Interit

Cristiano Ronaldo dhe Andrea Pirlo kanë hartuar planin spektakolar.

Juventus mbrëmë u mposht nga Porto në Ligën e Kampionëve dhe Biankonerët e kanë të qartë se skuadra nuk është në formën e duhur.

Skuadra po has mjaftë probleme me vijën e mesfushës, ndërsa Ronaldo dhe Pirlo kanë gjetur zgjidhjen.

Juventus planifikon të shesë Rodrigo Bentancur dhe Adrien Rabiot për të mbledhur para për transferimin e Christian Eriksen nga Interi.

Pirlo dhe Ronaldo e shohin danezin si zgjidhjen perfekte për vijën e mesfushës dhe Biankonerët në verë do të hidhen në sulm për transferimin e tij.

Eriksen nuk bën pjesë në planet e Contes dhe Neroaxurët janë të gatshëm ta lënë të lirë danezin për shifrën e 40 milionë eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here