Si të mos mjaftonte humbja ndaj Portos në sfidën e parë të fazës së 1/8-ave të UEFA Champions League, Andrea Pirlo bëhet me dhimbje koke edhe nga dëmtimet.
Juventus ka njoftuar se Chiellini dhe Bonucci janë dëmtuar dhe do të qëndrojnë jashtë fushave për gati 2 javë. Kështu, dyshja e qendrës së mbrojtjes rrezikon të mungojë edhe në sfidën e kthimit ndaj Portos, që luhet pikërisht 2 javë më vonë.
Qendra e mbrojtjes në ndeshjet e ardhshme do t’i besohet De Ligt dhe Demiral, që luajtën së bashku për një pjesë loje ndaj Portos, por edhe në Kupën e Italisë ndaj Interit