Chelsea nuk e ka ndërmend që të heqë dorë nga transferimet e shumta që po bën nga Bundesliga.
Tashmë nën ‘dylbitë’ e skuadrës së Tuchel ka hyrë një mesfushor i cili po mahnitë me paraqitjet e tija në Bundesliga.
Bëhet fjalë për futbollistin e skuadrës së Borussia Monchengladbach, Jonas Hofmann, raporton e përditshmja gjermane Bild.
28 vjeçari përflitet se ka shumë mundësi që këtë verë të largohet nga skuadra gjermane dhe vlera e tij sillet diku tek 14 milionë euro.