Klauzola për largimin e Erling Haaland nga Borussia Dortmund është më e lartë sesa që mendonin të gjithë.
Siç raporton e përditshmja gjermane Bild, secila skuadër që dëshiron transferimin e tij duhet që në arkat e Borussia Dortmund të derdhë hiç më pak se 100 milionë euro.
Më herët ishte menduar që klauzola e tij arrin një shifër prej 75 milionë eurosh por ky fakt doli të ishte i rremë.
Barcelona ka shfaqur interesim për blerjen e tij në qoftë se në krye të skuadrës do të rikthehet Juan Laporta.