Milan është duke shikuar mundësitë për të përforcuar akoma më shumë repartin e sulmit dhe tani në skenë ka dalë emri i Folarin Balogun i cili pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për Piolin.
20 vjeçari ka një kontratë që skadon në këtë qershor dhe kështu Rossonerët kanë mundësinë e transferimit të tij me parametra 0.
Kuqezinjtë janë të gatshëm ti ofrojnë atij një kontratë afatgjate pasi është një sulmues shumë premtues për të ardhmen.
Mundësia tjetër është ajo e mesfushorit të Marseille, Florian Thauvin të cilit i skadon kontrata këtë verë dhe do të ketë mundësinë për të ardhur në Milano pa i kushtuar asgjë skuadrës së Piolit.
Për Thauvin është duke u bërë gati një ofertë prej 3 milionë eurosh në sezon.