Transferim nga Spanja? Pirlo jep dritën e gjelbërt!

Andrea Pirlo nuk e ka ndërmend që të kursehet në merkato dhe tashmë rradhën për tu transferuar duket se e ka Marcelo i Real Madrid i cili kërkohet nga Zonja e Vjetër qysh prej verës së kaluar.

Pas 13 vitesh qëndrim tek kjo skuadër duket se më në fund braziliani do të largohet nga Real Madrid e cila tashmë ka probleme të ndryshme.

Kontrata e brazilianit skadon në qershor të 2022 dhe prandaj kjo verë është mundësia e vetme për Los Blancos që të përfitojnë diçka nga largimi i tij.

Ende nuk dihet se çfarë kontrate do ti ofrojë Juventusi atij mirëpo një gjë është e ditur tashmë, për Pirlon ai është një futbollist me rëndësi të veçantë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here