Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, pritet të çmendë merkaton e futbollit.
I dëshpëruar për të larguar disa emra të mëdhenj nga ekipi bashkë me rrogat e tyre të larta, Floretino duket se do të lërë tre yjë të skuadrës të largohen me kosto zero në verë.
Sipas ABC, Florentino ka informuar Gareth Bale, Isco dhe Marcelo se do të lirohen nga kontratat e tyre në fundin e sezonit.
Ai ka informuar përfaqësuesit e lojtarëve se ata janë të lirë të negociojnë me klube të tjerë dhe se nuk do të kërkojë asnjë çmim për ata.
Isco dhe Marcelo janë jashtë planeve të Zidane, ndërsa Bale është i huazuar te Tottenham.